DIVJAKË-Rrënojat e një vendbanimi të lashtë janë zbuluar në qytetin shqiptar të Divjakës. Arkeologët shqiptarë dhe gjermanë kanë punuar për disa muaj në eshtrat e atyre që besohet të jenë shtëpi banimi, mure perimetrike dhe rrugë të hershme, që tregojnë për vijueshmërinë e jetës së shqiptarëve në tokat e tyre.

Qëllimi i projektit është të krijojë një hartë të Shqipërisë dhe të përpilojë  të dhëna në lidhje me vendet ku gjenden të dhëna dhe dëshmi të së kaluarës.

“Ajo që ne përpiqemi të kuptojmë është se kush ka jetuar këtu midis Apolonisë dhe Durrësit dhe ka ndërtuar këtë vendbanim. Babunja në Divjakë është përzgjedhur në mesin e shumë të tjerëve dhe për herë të parë bëjmë kërkime shkencore këtu. Organizimi urban i këtij fshati kodrinor është perfekt”,  tha Manuel Fidler, arkeolog në Universitetin e Berlinit, raporton “worldbulletin.net”

Gërmime të tilla do të vijojnë edhe në muajt në vijim, ndërsa i gjithë  kërkimi është pozicionuar në zonën kodrinore të Divjakës.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb