Janë gjetur në brigjet e Prevezës 107 kg marijuanë. Operacioni është zhvilluar nga policia Igumenicës dhe policia kufitare e Filatit.

Droga e gjetur ishte e fshehur në shkurre, në afërsi të plazhit. Ajo ishte e vendosur brenda 3 çantave e ndarë në 14 pako.

Dyshohet paraprakisht se droga është hedhur nga një mjet lundrues dhe pritej të merrej nga trafikantët që do të mbërrinin nga toka.

Policia e Igumenices dyshon se kjo sasi ka lidhje edhe me sasinë prej 256 kg 310 gram marijuane të kapur një ditë me parë pranë të njëjtit vend.

Policia dyshon se e gjithë sasia prej 364 kg marijuane ka mbërritur përmes detit.

Një pjesë ishte marrë nga furgoni qe u kap një ditë më pare dhe një pjesë do merrej më vone.

E gjithë sasia prej 364 kg nëse do të shitej në tregun grek, do të kapte vlerën e rreth 900 mije euro me vlerën aktuale të marijuanes në Greqi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: