Për herë të parë në atmosferën e Ganymede-s, satelitit më të madh të Jupiterit, është gjetur avull uji.

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, publikoi në revistën “Nature Astronomy” rezultatet e vrojtimeve të bëra me Teleskopin Hapësinor Hubble.

Si rezultat i krahasimit të vrojtimeve të kryera nga shkencëtarët në vitet 1998, 2010 dhe 2018, theksohet se janë gjetur gjurmë të avullit të ujit në atmosferën e Ganymede-s.

Nga ana tjetër, tërhiqet vëmendja se në satelitin e largët miliona kilometra nga dielli oqeanet janë të ngrira për shkak të kushteve të motit prej minus 148 gradësh.

Ndërkohë, në të dhënat e vitit 2018 thuhet se nuk është gjendur atom i oksigjenit në Ganymede.

Në orbitën e Jupterit gjenden 79 satelitë. Më i madhi është Ganymede, objekti i 9-të më i madh në Sistemin Diellor.

Ganymede është më i madh se Merkuri, ndërsa është i vetmi satelit në Sistemin Diellor që ka fushën e vet magnetike.

Sateliti Juno i NATO-s i lançuar në vitin 2011 zhvillon aktivitetet eksploruese që nga korriku i vitit 2016 kur ka mbërritur në Jupiter.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb