Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi, ku aktorja e njohur Maria Bonikou, është gjetur e masakruar me thikë në banesën  e saj.

5454784
5454784

Ka qenë një i afërm i 73-vjeçares që  e ka gjetur atë të rrëzuar me fytyrë në pllaka, dhe të goditur disa herë me thikë pas shpine, ndërsa në kokë i kishin vendosur një qese.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka gjetur 73-vjeçaren të vdekur, ndërsa sipas hetimeve paraprake në krye të të dyshuarve, është djali i saj , 46-vjeç.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: