Një Shqiponjë e malit e njohur me emrin “Aquila Chrysaetus” është gjetur e sëmurë dhe në gjendje të dobët fizike në Malin e Tomorrit.

Shqiponja u gjet nga njëri prej rojeve Mjedisore të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura në Berat. Shqiponja është kapur me kujdes dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura në qytetin e Fierit, është transportuar drejt qendrës së rehabilitimit të shpendëve të egra, pranë Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku edhe do të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas kryerjes së grafive dhe diagnostifikimit paraprak, dyshohet se shpendi i rrallë mund të jetë përplasur fuqishëm me masiv shkëmbor gjatë gjuetisë për t’u ushqyer nga ndonjë gjitar, i cili i ka dëmtuar lehtësisht krahun e djathtë. Tashmë shqiponja ndodhet në nën kujdesin e mjekëve dhe pas shërimit do të kthehet në arealin e vetë natyror.

Shqiponja e gjetur peshonte 4.2 kg, kishte gjatësi 82 cm dhe krahët e hapur 194 cm. Ajo ishte me ngjyrë kafe të mbyllët dhe qafën me ngjyrë të verdhë ari.
Shqiponja e malit (Aquila Chrysaetos) është një shqiponjë e madhe brenda familjes Accipitridae. Ajo jeton në vende të hapura ose gjysmë të hapura në gjithë hemisferën veriore. Kjo lloj shqiponje ushqehet me gjitarë me madhësi mesatare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb