Është gjetur e vdekur në dhomën e një hoteli në Meksikë ish Miss Uruguai, Fatimih Davila. Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase.
Edhe pse ende nuk dihet nëse është vrasje apo vetëvrasje, shumë njerëz dyshojnë se fati i saj është i ngjashëm me fatin e shumë vajzave që u zhdukën në Meksikë vitet e fundit.
Fatimih ndodhej në në Meksikë që prej muajit prill, por ajo i humbi kontaktet me familjen ditë më parë.
Fatimih Davila ka qenë Miss Uruguai në 2006 dhe vazhdonte karrierën e saj si modele.
Në profilin e saj Instagram ajo shkruante se së fundmi po qëndronte në Meksikë, duke ushtruar profesionin e saj si modele. 31 vjeçarja ndante me miqtë e saj në rrjetet sociale fraza të ndryshme inspirimi. Për vitin e ri ajo kishte shkruar: Le ta nisim vitin e ri 2019 duke qeshur dhe me ndjenja të mira.
Për vdekjen e modeles policia ka nisur një hetim.