Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç njoftoi në një konferencë të jashtëzakonshme për media, se gazetari serb, Stefan Cvetkoviç është gjetur i gjallë.

“Atij nuk i mungon asnjë fije floku”, tha Vuçiç për gazetarët në Beograd, dhe shtoi se Cvetkoviç është në duart e Policisë, ku do të mbetet për disa kohë derisa të merret në pyetje.

Zhdukja e Cvetkoviçit është raportuar më 13 qershor, pasi vetura e tij ështe gjetur e braktisur në qytetin Bela Crkva, rreth 100 kilometra në lindje të Beogradit.

Cvetkoviç është ankuar vazhdimisht se ka marrë kërcënime me vdekje, derisa më 2008 ai është rrahur nga sulmues të panjohur, shkruan rel.

Në periudhën e fundit ai ka përcjellur hetimet për vrasjen e politikanit serb në Mitrovicën e Veriut, Oliver Ivanoviç.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb