Një 65-vjeçar është mbytur sot në plazhin e Durrësit. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45, në lagjen nr.13. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 65 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb