VLORË

Policia e Vlorës lajmëron se një person, G.B rreth 50 vjeç është gjetur pa shenja jete, i mbytur në një kanal.

Sipas policisë, 50-vjeçari vuante nga epilepsia, ndërsa mendohet se burri ka rënë aksidentalisht në kanal. Kjo, pasi nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.

Njoftimi i policisë:

Vlorë, Orikum

Më datë 14.01.2021, rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal.

—–

Më datë 14.01.2021, rreth orës 06:35, në fshatin Tragjas, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht traileri i markës “Man”,  në pronësi të shtetasit A. D., 34 vjeç, banues në Tragjas.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen rrethanave të dyja ngjarjeve.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb