DURRËS

Trupi i pajetë i një personi është gjetur pranë kalatave të terminalit të portit të Durrës, tek akuariumi. BalkanWeb mëson se dyshimet e para janë që personi i paidentifikuar të jetë mbytur.

Po ashtu dyshohet se ky person i mbytur të jetë afrikano- verior apo sirian por ende nuk ka konfirmim zyrtar. Policia nga ana tjetër informon se trupi është i dekompozuar dhe se i përket një personi të seksit mashkull.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak.

Më datë 10.07.2020, rreth orës 07:45, në akuariumin e portit, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, i dekompozuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb