Një 55-vjeçar në Korçë ka humbur jetën mbrëmjen e sotme. Bëhet me dije se 55-vjeçari Gj.M., dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.11.2022, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 16, Korçë, në ambientin e një lokali, ka ndërruar jetë shtetasi Gj. M., rreth 55 vjeç, banues në Korçë. Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas, mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: