FIER

Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë gjatë ditës së sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se viktima është A.M dhe është gjetur në vendin e quajtur “Lamuri”.

Nga veprimet e para të policisë në këqyrjen trupit nuk konstatohen shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

“Më datë 06.11.2018, në afërsi të bregut të lumit Seman, në vendin e quajtur “Lamuri”, u gjet pa jetë shtetasi A.M., vjeç 60, banues në Fier. Nga veprimet e kryera, në trupin e tij nuk u konstatuan shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim”- thuhet në njoftimin e policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb