FRANCE – Një i ri shqiptar është gjetur vdekur mëngjesin e sotëm në Francë. Trupi i viktimës u gjet në një autostradë në Metz. Media franceze “Francebleu.fr” raporton se viktima është një 26-vjeçar azilkërkues.

Deri më tani thuhet se ai u përplas pas një aksidenti që ndodhi në autostradën që lidh Metz-in me Borny-n, në urën “Vignoble”. Dy makina raportohet se kanë përplasur të riun, vdekja e të cilit mbetet ende e dyshimtë.

Nuk dihet nëse ka humbur jetën në një aksident rrugor, apo ka rënë nga ura para se të përplasej nga automjetet.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb