VLORË- Banorët e lagjes “28 nëntori” në qytetin e Vlorës janë zgjuar të tronditur mëngjesin e sotëm. Një 68-vjeçar fqinj i tyre është gjetur i pajetë në rrugën poshtë një pallati në këtë lagje në orën 5:37.

Policia deklaron se nga veprimet hetimore dhe deklarimet e familjareve dyshohet se viktima mund të jetë hedhur nga ballkoni i banesës së tij, kati i 7-të i pallatit në kushte depresive.

Kjo pasi 47-vjeçari me iniciale L.M., kurohej nga depresioni. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb