Një 43-vjeçar është gjendur i pajetë në banesë, këtë të dielë, në rrugën “Sali Nivica”, në Tiranë.

43-vjeçari A.S., është gjetur pa shenje jete nga familjarët, ndërsa sipas policisë nuk janë konstatuar shenja dhune.

Bëhet me dije se 43-vjeçari jetonte i vetëm. Ndërkohë

Informacion-Më datë 19.06.2022, në rrugën “Sali Nivica”, në banesë, është gjetur nga të afërmit, pa shenja jete, shtetasi A. S., 43 vjeç, i cili jetonte i vetëm.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb