KORÇË

Një i moshuar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Korçë. Nga informacionet paraprake mësohet se i moshuari jetonte i vetëm në banesë ndërsa kishte humbur kontaktet me familjarët e tij prej gati 3 muajsh.

Nga këqyrja paraprake në vendin e ngjarjes mësohet se trupi është gjetur i dekompozuar çka sjell dyshime që mundet të ketë ndërruar jetë javë më parë megjithatë pritet të kryhet ekspertiza për të bërë të qarta rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe për të përcaktuar kohën që viktima ka ndërruar jetë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima Vangjush Prodani dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Pas divorcit nga bashkëshortja, ai jetonte i vetëm në banesë ndërkohë që fëmijët e tij jetojnë jashtë shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb