Gjendet i pajetë në banesë një 33-vjecar në Sarandë. Mësohet se viktima është shtetasi me iniciale R.M., banues në lagjen nr. 4 në Sarandë. 33-vjeçari është gjetur i pajetë në banesën e tij nga familjarët, i shtrirë në shtratin e vet, pa shenja dhune.

Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të spitalit “Petro Nako” të Sarandës ku do t’i nënshtrohet autopsisë.

Policia në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, teksa mësohet se viktima ka disa precedentë të mëparshëm penalë.

Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë nga familjarët, pa shenja jete shtetasi R. M., 33 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: