HIMARË

Një 55-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në fshatin Nivicë në Himarë. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 08:30, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Nivicë, Himarë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç.

Dyshohet se 55-vjeçari gjatë kohës që ka qenë duke prerë degët e një peme aksidentalisht është dëmtuar prej tyre dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: