Një person është gjetur i pajetë në Pogradec. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:00, në fshatin Buçimas. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në një kanal, është gjetur trupi i pajetë i një shtetasi rreth 58 vjeç.

Gazetarja Lorena Kodra raporton se bëhet fjalë për shtetasin Fatos Mekellari.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: