Dy të moshuar kanë ndërruar jetë pasditen e sotme në Bilisht dhe në Prrenjas. Policia bën me dije se në qytetin e Bilishtit, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi E. G., rreth 67 vjeç, banues në Bilisht, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Gjithashtu rreth orës 17:40, në Spitalin e Prrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatiun Homçan, Pogradec, i cili nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali.

 

Devoll/Pogradec

Informacione paraprake.

Më datë 31.10.2021, rreth orës 17:30, në qytetin e Bilishtit, është konstatuar në rrugë i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi E. G., rreth 67 vjeç, banues në Bilisht, i cili paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Gjithashtu rreth orës 17:40, në Spitalin e Prrenjasit, ka shkuar i vdekur shtetasi R. B., 75 vjeç, banues në fshatiun Homçan, Pogradec, i cili nga deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se është rrëzuar aksidentalisht nga kali.

Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjeve.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb