Djali i Tina Turner, Ronnie është gjetur i pajetë në banesën e tij në Los Anxhelos, në moshën 62-vjeçare.

Mediat e huaja shkruajnë se Ronnie është gjetur nga fqinjët.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur dhe mbetet e paqartë nëse vdekja e tij ishte e lidhur me diagnozën e mëparshme të kancerit.

Vdekja e Ronnie vjen vetëm katër vjet pasi vëllai i tij Craig, vrau veten në korrik 2018.

Turner lindi Craig kur ajo ishte vetëm 18 vjeçe, pasi kishte mbetur shtatzënë nga saksofonisti Raymond Hill.

Craig punoi si sekser dhe vrau veten në shtëpinë e tij në Studio City në korrik 2018 në moshën 59-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb