Një person është gjetur i pajetë në një kanal në rrugën e Shëngjinit. Gazetari Elidon Ndreka raportoi për “BalkanWeb” se trupi i viktimës është pikasur nga kalimtarë të rastësishëm të cilët kanë njoftuar policinë. 54-vjecari me inicialet N.P, u gjet i pajetë në një kanal me ujë  në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës.

Në njoftimin për mediat policia tha se nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb