FIER

Një 68-vjeçar nga qyteti i Fierit është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “Kastriot”. Gazetari Ervis Kuçi raporton për “BalkanWeb” se shtetasi i identifikuar si Mistokli Llupi jetonte i vetëm.

Ka qenë vëllai i tij ai që ka gjetur mbrëmjen e djeshme trupin e pajetë brenda banesës.

Mësohet gjithashtu se ky shtetas kishte ndërruar jetë tre ditë më parë. Ndërkohë që shkaqet e vdekjes janë ende të paqarta.

Paraprakisht mësohet se 68-vjeçari vuante nga problemet kardiake, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të mësuar përgjigjen zyrtare për vdekjen.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb