Gregory Tyree Boyce, i cili ka luajtur në një prej Sagave të Twilight, ka vdekur, në moshën 30 vjeçare.

Zyra e Coroner County County Clark konfirmoi që Boyce dhe e dashura e tij Natalie Adepoju u gjetën të vdekur në Las Vegas.

Shkaku i vdekjes së tyre nuk është konfirmuar ende.

Një burim i E! News tha që dyshja u gjetën nga kushëriri i Boyce në shtëpinë e tyre në Las Vegas pasi ai vuri re që ata nuk ishin larguar për në Los Angeles ashtu siç po planifikonin të bënin.

“Kushëriri i Gregut u zgjua dhe vuri re që makina e Greg ishte ende në shtëpi. Ai ishte i shqetësuar sepse Greg duhet të ishte në Los Angeles atë ditë. Kushëriri i tij shkoi të kontrollonte dhe i gjeti ata”, tha ky burimi.

Kujtojmë që 30 vjecari luajti rolin e Tyler në “Twilight” në vitin 2008.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: