Kuzhinieri Benoit Violier, restoranti zviceran i të cilit është shpallur më i miri në botë në muajin dhjetor, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

Violier, 44 vjeç, ka udhëhequr restorantin de l’Hotel de Ville in Crissier, pranë qytetit të Lozanës, në Zvicër.

Policia zvicerane ka thënë se Violier, i cili ka lindur në Francë dyshohet se ka vrarë veten.
“Gjithcka duket se ai i ka dhënë fund jetës me një armë zjarri” ndërkohë që do të jenë hetimet që do të zbardhin zyrtarisht shkaqet e vdekjes.

Ai ka fituar tre yje Michelin dhe ka dalë i pari në listën e Francës, e cila radhit 1,000 restorantet më të mira n2 48 vende të botës.

Vdekja e tij vjen rreth gjashtë muaj pas vdekjes së Philippe Rochat, mentorit dhe paraardhësit të tij në restorantin de l’Hotel de Ville.

Pasi ka punuar në restorant prej vitit 1996, Violier e ka marrë atë përsipër së bashku me gruan e tij në vitin 2012.

“Humbëm një shef të madh, një njeri të madh, një talent gjigand”, shkruajti në Tëitter, Paul Bocuse, një tjetër mjeshtër i kuzhinës.
Në momentin që fitoi çmimin e madh në dhjejetor të vitit të kaluar, Violer u shpreh se, “Është një përgjegjësi shumë e madhe të jesh numri 1. Ky rankim është një tregues serioziteti, një përgjegjësi e madhe për mua por dhe një vlerësim shumë i mirë për stafin”.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: