BULQIZE

Një 32-vjeçar nga Fieri është gjetur i vdekur në dhomën e një hoteli në Bulqizë gjatë ditës së sotme.

Policia bën me dije se nga këqyrja paraprake e trupit nuk konstatohen shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se viktima dyshohet se është një punëtor i Rrugës së Arbrit. Policia në vendngjarje po verifikon kamerat e hotelit për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

“Rreth orës 11.00, datë 25.01.2019, Policia e Bulqizës është njoftuar se është gjetur pa shenja jete në dhomën e një hoteli një 32-vjeçar banues në Fier. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të humbjes së jetës të 32-vjeçarit”- thuhet në njoftimin e policisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb