Ka ndërruar jetë një punonjës i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike në Korçë. Gazetarja Lorena Kodra raporton për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa trupi i viktimës është gjetur në vendin e quajtur “Ura e Fajancës”.

Burime nga policia bëjnë me dije për gazetaren Kodra se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe natyrale, pasi nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës.

Ende po hetohet në lidhje me ngjarjen, ndërsa shkaku i vërtetë i vdekjes do të përcaktohet nga mjeku ligjor. Ndërkohë, trupi viktimës është dërguar në morgun e qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb