DURRËS

Një 44-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të rrugës Fllakë- Sukth në Fermë Sukth. Bëhet fjalë për personin me inicialet E.K, i cili u gjet në orën 13:15 në rrugën dytësore dhe në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 10.03.2020, rreth orës 13:15, në Fermë Sukth, është gjetur i vdekur në afërsi të rrugës dytësore Fllakë-Sukth shtetasi E.K.,44 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb