Policia e Kosovës bën me dije se një person është gjetur pa shenja jete nga familjarët, në hyrje të shtëpisë së tij.
Ngjarja ka ndodhur në veriun e Mitrovicës, të martën në orën 16:35 minuta.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Njësitë e policisë janë në pritje të ekipit nga mjekësia ligjore.
(Balkanweb)