Një shtetas sirian , rreth 30 vjeç është gjetur i vdekur në zonën e Zogut të Zi në Tiranë. I riu është gjetur i pajetë nga kalimtarët të cilët kanë njoftuar policinë.

Dyshimet e para janë se emigranti ka ndërruar jetë nga një arrest kardiak.

Informacion paraprak

Më datë 03.02.2022, në Rrugën e Durrësit, në rrugë është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas i huaj, rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb