ELBASAN- Një 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në Prrenjas. Sipas policisë, ditën e sotme në fshatin “Farret” Njësia Administrative Stravaj, është vetëvarur me litar në banesën e tij shtetasi me iniciale L. V., 44 vjeç.

Kanë qenë familjarët që e kanë gjetur 44-vjeçarin të vdekur dhe më pas kanë njoftuar policinë. Nga dëshmitë paraprake të tyre rezulton se viktima vuante nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: