Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një automjeti në Rrogozhinë, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për vrasje.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se shtetasi Klevis Kapllani, është gjetur pa shenje jete ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: