Një diamant i madh i papërpunuar, mbresëlënës, me reflektime të argjendta, është zbuluar në Botsvana, njoftoi kompania kanadeze Lucara.

Guri i çmuar 1 174 karat, i zbuluar më 12 qershor, zë vendin e tretë, në podiumin e diamantëve më të mëdhenj në botë.

“Ky është një zbulim historik për ne dhe për Botsvanën, gjithashtu”, komentoi kreu ekzekutiv i Lucara-s, Naseem Lahri.

Ky zbulim i fundit konsolidon pozicionin e Botsvanës si lider botëror përsa i përket pranisë së gurëve më të mëdhenj të çmuar, me gjashtë diamante më të mëdhenj në botë deri tani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb