DELVINA

Një i ri rreth të 30-tave është gjetur në një kanal në anë të rrugës në Vane të Delvinës.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se fjala bëhet për Erjon Lamen, i cili u gjet nga disa persona që sapo kishin zbritur nga urbani.

Menjëherë u njoftua ambulanca dhe ai është dërguar në spitalin e Sarandës.

Nuk dihet ende saktësisht se çfarë ka pasur Lame, por sipas bashkëfshatarëve të tij ai ka pasur problem me zemrën dhe mund të ketë humbur ndjenjat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb