Agjencia Evropiane e Hapësirës bëri të ditur se është gjetur një sondë e ndërtuar nga britanikët, që ishte zhdukur më shumë se një dekadë më parë në planetin Mars.

Agjencia britanike e hapësirës njoftoi sot se sonda Beagle 2 “është gjetur duke funksionuar pjesërisht në sipërfaqen e planetit, duke i dhënë fund misterit se çfarë ndodhi me të.”

Agjencia tha se funksionimi i pjesshëm shpjegon arsyen përse nuk merrej asnjë sinjal apo e dhënë nga sonda Beagle pasi hapja e plotë i të gjitha paneleve diellore ishte e nevojshme për të transmetuar të dhënat dhe për të marrë komanda nga toka.

Zyrtarët thanë se gjetja e sondës tregon se hyrja dhe ulja e saj në planetin Mars ka ndodhur ashtu siç ishte parashikuar në ditën e Krishlindjeve në vitin 2003.

Misioni i sondës Beagle ishte të dërgonte informacione nga Marsi mbi mundësinë e shenjave të jetës në planetin e kuq, por kontakti me të nuk u vendos kurrë.
Shkencëtari britanik Colin Pillinger që ishte në krye të misionit vdiq vjet në moshën 70 vjeçare. Beagle 2 e mori emrin nga anija e Çarles Darvinit me të cilën ai lundroi kur formuloi teorinë e evolucionit.

(er.nu/voa/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: