TIRANE

Një 67 vjeçar është gjetur i pajetë në Sharrë-Kombinat, në zonën e varrezave në Tiranë. Viktima i identifikuar si Jorgo Kule, raportohet të jetë vetëdjegur me benzinë.

Gazetari Klajdi Bodlli  raporton për “Ballkaweb”, se në vendin e ngjarjes, në afërsi të kufomës është gjetur një shishe plastike me benzinë dhe një shkrepëse, me të cilat mendohet se ai i ka dhënë fund jetës.

Mendohet se viktima i ka dhënë  fund jetës për shkak të gjendjes së rënduar psikike gjatë vizitës në  varrin e nënës, ku është gjetur edhe karta e tij e identitetit dhe ajo shëndetësore.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: