Policia argjentinase njoftoi se pas një hetimi të përbashkët me atë boliviane, kishte arritur të gjente një grua argjentinase, e rrëmbyer 32 vite më parë, kur ishte vetëm 12 vjeçe.

Policia saktësoi se gruaja e rrëmbyer, sot 45 vjeçe, ka qenë viktimë e një trafikimi të qenieve njerëzore.

Pas kërkesës së autoriteteve ligjore argjentinase, njësia speciale boliviane e luftës kundër krimit kishte arritur të gjente prova mbi zhdukjen e saj në Bermejo, një qytet i vogël në jug të Bolivisë.

Policët arritën të shpëtonin 45-vjeçaren dhe djalin e saj. Bashkë me të birin, ajo u transferua në Mar del Plata, qyteti saj i origjinës, 400 kilometra në jug të Buenos Airesit, ku gjeti edhe familjen e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: