Një bombë e Luftës së Dytë Botërore me një peshë prej 100 kilogramë u gjet në këtë mëngjes në një kantier ndërtimi në Miskolc, në Hungarinë Veriore, raportojnë agjencitë e lajmeve vendore.

Oficeri ndërlidhës i detashmentit për heqjen e bombave të ushtrisë hungareze, tha se bomba ishte prodhuar në ish-Bashkimin Sovjetik.

Ekspertët e eksplozivëve përcaktoi se bomba kishte një detonator, i cili duhet të hiqet nga ky vend. Banorët që jetojnë 200 metra nga vendi ku është gjetur bomba janë evakuuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb