TIRANË- Policia e Tiranës është njoftuar se një çantë e dyshimtë e zezë është gjetur në rrugën e Kavajës. Në vend ka shkuar policia e Tiranës dhe ngjarja po ndiqet nga efektivët e sektorit të antiterrorizmit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Pas kontrollit nga ana e policisë, çanta ka rezultuar bosh. Gazetari Mariglen Mertiri raportoi nga vendi i ngjarjes se policia mori të gjitha masat para se të kryente kontrollin e çantës. Rreth një muaj më parë një tjetër alarm u dha pasi u konstatua një kuti e dyshimtë në rrugën e Kavajës, por që rezultoi fals.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb