Një gomone është gjetur këtë të hënë në detin e Vlorës.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se mjeti lundrues është gjetur i braktisur në Akërni të qytetit bregdetar.

Gomonia është rreth 10 metra e gjatë dhe është gjetur 2 milje larg grykëderdhjes së Vjosës. Mjeti është gjetur i dëmtuar, ndërsa policia po kryen verifikimet.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 25.01.2021, forcat policore të DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Vlorë, gjatë kontrollit të territorit në zonën e Akërnisë, kanë konstatuar në breg të detit, një mjet tip gomone, pjesërisht e dëmtuar, rreth 9.5 m e gjatë, me tre motorë, një prej të cilëve ishte i këputur.

Në mjetin lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo objekt i kundërligjshëm.

DVP Vlorë po punon në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, për sqarimin e plotë të situatës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: