Gjendet një granatë dorë në Elbasan. Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”.

Kanë qenë kalimtarët ata që kanë konstatuar në anë të rrugës sendi plasës në fjalë. Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke vendosur perimetër të sigurisë si dhe janë njoftuar forcat xheniere.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: