Një granatë dore është gjetur ditën e sotme tek “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Ka qenë policia e Lezhës që është sinjalizuar për granatën dhe ka rrethuar zonën përreth saj duke vendosur një perimetër sigurie.

Ndërkohë pritet të mbërrijnë edhe forcat xheniere për ta hequr apo asgjësuar në vend.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: