VLORE – Një minë e Luftës së Dytë Botërore është kapur sot në qytetin bregdetar të Vlorës. Mina u gjet brenda në rrjetat e një peshkarexhe, që kanë nxjerrë nga deti. Peshkarexha u ankorua në zonën e Triportit, në qytetin e Vlorës pas zbulimit të minës që peshon 500 kg.

minaaaaaaa3

Drejtuesi i mjetit lundrues ‘Mikaela’ bëri thirrje për ndihmë kërkuar që forcat xheniere dhe policia t’i vijnë në ndihmë, pasi shpërthimi i kësaj arme mund të ishte me pasoja fatale.

Ndërkohë, në qytetin bregdetar pritet të mbërrijnë ekspertët për të bërë të mundur çaktivizimin e saj.

minaaaa2

Njoftimi i policisë

Më datë 11.01.2018, Salla Operative e Kufirit Vlorë është njoftuar prej shtetasit A.M., se rreth 10 milje në veri të Sazanit, ku kishte peshkuar, ka konstatuar në rrjetën e peshkimit edhe një minë luftarake.

minaaaa 4

Shtetasi është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Triport, ku edhe ka qëndruar anijen e peshkimit, në brendësi të së cilës ndodhet municioni luftarak i cili aktualisht është nën ruajtjen e shërbimeve policore. Nga verifikimi paraprak mina ka një peshë rreth 500-600 kg. Janë njoftuar menjëherë edhe ekspertët e forcave xheniere, në mënyrë që të bëjnë vlerësimin e situatës dhe asgjësimin e minës nëse do të jetë e nevojshme.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: