Një minë detare është gjetur mëngjesin e sotëm nga një peshkarexhë që kishe dalë për të peshkuar në gjirin e Vlorës. Lajmi është bërë i ditur për ‘BalkanWeb’ nga gazetari Enrik Mehmeti.

Bëhet me dije se menjëherë pas konstatimit janë njoftuar ekipet xheniere, të cilat bënë të mundur ngjitjen në peshkarexhe dhe nxjerrjen e saj në breg. Mina duket e modeleve të vjetra, ndërsa pritet ekspertimi i saj për të kuptuar se cilës periudhe i përket.

Pritet që mina të shkatërrohet me shpërthim të telekomanduar në mënyrë që të mos përbëjë rrezik për qytetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: