Gjendet një minë e Luftës së Parë Botërore në Porto Romano, në zonën e quajtur “Bisht Pallë”.

Raportohet se municioni luftarak është gjetur gjatë hapjes së një kanali, afër Portit, nga një banor i zonës.

Ndërkohë, është rrethuar menjëherë zona dhe pritet të mbërrijnë forca xheniere për të bërë verifikimet e duhura dhe transferuar minën luftarake.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb