Një person ka humbur jetën te Mbikalimi i Patokut, ku nga të dhënat paraprake dyshohet për shkak të një arresti kardiak.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe nga këqyrja paraprake raporton se viktima nuk ka dëmtime.

Viktima është rreth 40 vjeç dhe siç raporton gazetari Elidon Ndreka për “BalkanWeb”, nuk përjashtohet mundësia që të jetë përplasur nga ndonjë makinë.

Trupi i viktimës është dërguar në Morgun e Tiranës për ekspertizë mjeko-ligjore, ku pritet të përcaktohet dhe shkaku i vdekjes. mjekoligjore.

Njoftimi i policisë:

Tek Mbikalimi i Patokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet që si pasojë e një arrsti kardiak ka humbur jetën.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të tjera.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb