RINAS

Policia e Rinasit ka gjetur dhe sekuestruar një pistolete me krehër dhe fishek. Pistoleta është e tipit “Zastava” e pajisur me krehër dhe fishek dhe me numër të rregullt. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se arma është gjetur e hedhur në tokë pranë aeroportit.

Arma e zjarrit është sekuestruar nga ana e policisë dhe është dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse rezulton e regjistruar apo nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

“Më datë 19.05.2021, gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e policisë kanë gjetur të fshehur prane serave te fshatit Berxullë, bashkia Vore një armë zjarri pistolete dhe një sasi municione luftarak të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale. Punohet për zqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorit në lidhje me këtë ngjarje”, njofton policia.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb