Gjenden sërish municione në Pukë. Gazetari Armir Mehaj raportoi për “BalkanWeb” se një tjetër predhë edhe gjetur nga punonjësit e shërbimeve të bashkisë.

Punonjësit e bashkisë po pastronin zonën kur kanë konstatuar predhën pranë një blloku banimi.

Predha u gjet në sipërfaqe e ndryshkur.Edhe me parë punonjësit e shërbimeve të bashkisë kanë gjetur gjatë pastrimeve predha dhe armë.
Bashkia ka njoftuar policinë për largimin e predhës nga zona ku ndodhet shumë pranë pallateve, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e forcave xheniere pasi sipas tyre paraqet rrezikshmëri.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: