Një turp i pajetë është gjetur sot në digën e lumit Rrapuni në Librazhd. Burime për ‘BalkanWeb’ bënë me dije se personi i pajetë, mashkull, rreth 27 vjeç, ende i paidentifikuar, është gjetur kur janë hapur portat e digës.
Nga dyshimet e para mendohet se ai mund të ketë rënë aksidentalisht.
Aktualisht policia po vijon punën për identifikimin e viktimës si dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
(ed.me/BalklanWeb)