Një 77-vjeçar është gjetur i pajetë në një motel në Prizren.

Sipas informacioneve të bëra publike nga policia e Kosovës, thuhet se pas konstatimit, trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu bërë autopsia që do të zbulojë shkaqet e vdekjes.

“HETIM I VDEKJES- Prizren 19.03.2023-11:36. Raportohet se është gjetur pa shenja jete një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: